Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vitia thirret në interpelancë për vdekjen e pacientes me kancer

Arben Vitia

Foto: Driton Paçarada

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sala Jashari, ka protokolluar kërkesën për interpelancë ndaj Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.

​Kjo kërkesë është bërë pas raportimeve nga KOHA lidhur me rastin e vdekjes së një pacienteje me kancer.

​Sipas procedurës parlamentare, kërkesa e dorëzuar te Kryetarja e Kuvendit do t'i përcillet tutje Ministrisë dhe Qeverisë për t'u kthyer më pas në Kuvend, ku Kryesia do të vendosë për datën e mbajtjes së seancës.

Sipas Rregullores së Kuvendit mocioni për interpelancë i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit. Tutje në rregullore thuhet se kryetari, brenda dy ditëve, pas marrjes së kërkesës për interpelancë, të njëjtën ia përcjell kryeministrit dhe se kryeministri është  i detyruar ta shqyrtojë mocionin dhe t’i përgjigjet Kuvendit brenda shtatë ditësh.

“Interpelanca vihet në rendin e ditës të seancës plenare në afat prej shtatë (7) ditësh, pasi të merret përgjigjja nga Qeveria. Nëse Qeveria, brenda afatit të paraparë në paragrafin 5 të këtij neni, nuk e dërgon përgjigjen për interpelancën, ajo vihet si pikë e fundit e rendit të ditës së seancës plenare që është në zhvillim. Nëse Kuvendi nuk është duke mbajtur seancë, ajo vihet si pikë e parë e rendit të ditës të seancës së radhës. Kuvendi nuk mund ta refuzojë vënien e interpelancës në rendin e ditës, përveç në rast se ajo nuk i plotëson kushtet formale sipas paragrafit 4 të këtij neni”, thuhet në Rregulloren e Kuvendit.