Shquhet për bukuritë e rralla të natyrës e për “Liqenin e Jezerit”, atraksionin turistik të cilin e vizitoi edhe ekipi i emisionit “JETA”.
Është kjo Ivaja që ndodhet 5 kilometra larg qytetit të Kaçanikut e me lartësinë e maleve përreth ofron pamjen e një vendbanimi turistik.
Fshati Ivajë sipas pak banorëve të mbetur ishte vend i shquar për bujari e mikpritje nga vendësit.
Mungesat e shumta që ndër vite kishin këta banorë në fshatin e tyre, thonë se ua vështirësuan jetesën, aq sa pjesa më e madhe e tyre janë shpërngulur në qytetin e Kaçanikut, në Ferizaj e edhe krejt jashtë Kosovës.
Nga largimi i vendasve edhe shkolla e fshatit është në prag të mbylljes thotë drejtori Nexhmedin Luta.
Artikuj të ngjashëm
-
Shtëpia e Shtjefën Gjeçovit në një fshat që po zbrazet
-
Me ushqime tradicionale e muzikë, çifti që i jep jetë Llokvicës
-
Gjin Shatri, banori që i jep jetë Corrovodës me 12 kuajt e tij | JETA
-
Mirusha "pa ujëvarë" atraksion i vizituar nga të huajt - JETA
-
Familja që u kthye nga Zvicra e po i sjellë Gjakovës turistë nga e gjithë bota