Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sveçla për Ramën: Po vazhdon të mashtrojë, këtë shkatërrues mund ta ndalin vetëm qytetarët

Gëzim Sveçla, shef i asamblistëve të Vetëvendosje në Prishtinë

Shefi i Grupit të Asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, po mashtron kur po thotë se projekti te “Fontana” është vetëm propozim. 

“Përparim Rama po vazhdon të bëjë atë që e bën më së miri: të mashtrojë. Propozimi ka kaluar në Kuvendin Komunal. Është mbështetur nga asamblistët e partive në pushtet. Vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! e ka kundërshtuar. Siç e kemi thënë edhe në seancë, sot u dëshmua që ky projekt s’ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare. Ky është projekt për Përparimin dhe miqtë e tij”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

Sveçla e ka quajtur Ramën shkatërrues të Prishtinës dhe ka thënë se ai mund të ndalet vetëm nga qytetarët. 

“Reagimi i opinionit publik po jep efekt. Këtë shkatërrues të Prishtinës vetëm qytetarët mund ta ndalojnë”, ka shkruar Sveçla.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “Fontana” dhe hapësirat përreth saj nuk do të preken në kuadër të projektit “Prishtina 2030 Legacy”.

“Prishtina 2030 Legacy”, është një projekt i ri, për të cilën, në një seancë të jashtëzakonshme, të premten, Kuvendi Komunal i Prishtinës, ka caktuar lokacionin “Te Fontana”.

Ai ka thënë se është vetëm propozim, dhe nëse banorët e “Ulpianës” nuk e duan, atëherë s’do të ecet para me projektin. 

Edhe Rama për projektin te "Fontana": Është vetëm propozim, nëse banorët s'e duan nuk ecim përpara Arbëri Rama për projektin te "Fontana": Është vetëm propozim, nëse banorët s'e duan nuk ecim përpara

“KREJT KJO ËSHTË PROPOZIM. NËSE BANORËT E ULPIANËS NUK E DUAN, NUK ECIM PËRPARA. Fillimisht e diskutojmë me juve! Pastaj, nëse ka mbështetje, propozimi shkon për votim në Kuvendin Komunal, te përfaqësuesit që i keni zgjedhë ju! Ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe për të vendosim bashkë me ju”, ka shkruar Rama.

Projekti ka shkaktuar reagime, ku është kundërshtuar nga banorët e lagjes dhe nga Ministria e Rinisë dhe Sportit.

Ministri Blerim Gashani, ka thënë se vendimi i Kuvendit Komunal nuk ka të bëjë me Lojërat Mesdhetare.


 

Lexo përditësimet tjera
Perparim Rama

Rama për projektin te "Fontana": Është vetëm propozim, nëse banorët s'e duan nuk ecim përpara

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se “Fontana” dhe hapësirat përreth saj nuk do të...