Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkundër kundërshtimeve miratohet propozimi për dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”

rama tulltorja prishtina

Foto: KTV

Më 31 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim, në Kuvendin Komunal të Prishtinës është miratuar “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Të gjithë këshilltarët e LVV-së e kanë marrë fjalën duke kërkuar që pika të mos votohet por përkundër kësaj propozim-vendimi për projektin e “Art-Tek Tulltorja” ka kaluar.

Ata e kanë akuzuar të Ramën për dakordim të kryerjes së shpejtë të procedurave për dhënien në shfrytëzim për operatorin privat të 4.5 hektarëve tokë.

Nga Vetëvendosje, asamblisti Gzim Sveçla e kundërshtoi projektin, duke ngritur dyshime për mënyrën e negocimit dhe për përfitimet që do t'i ketë Komuna e Prishtinës.

“Vetëvendosje nuk e voton këtë propozim, e kundërshton këtë dhe ju bëjmë thirrje kolegëve të të gjitha partive: mos u bëni argatë të interesave personale të një personi në përfundim të karrierës së tij, Përparim Ramës, dhe donatorëve të tij të fushatës. Mos e dëmtoni qytetin e Prishtinës, mos e vulosni këtë kontratë. Është e keqe për qytetin dhe i përket vetëm Përparim Ramës, askujt tjetër”, tha ai.

Edhe Komuna ia jep privatit “Tulltoren” të cilën e bleu 5 milionë euro Arbëri Komuna ia jep privatit “Tulltoren” të cilën e bleu 5 milionë euro

Ai e lidhi kundërshtimin e tij edhe me 26-vjetorin e vrasjes së ish-drejtorit të Urbanizmit në Prishtinë, Rexhep Lucit, duke akuzuar Ramën se po “e vret për së dyti”.

Sveçla pretendoi se oferta e investitorit është negociuar në fund të gushtit dhe është nënshkruar më 1 shtator, duke e cilësuar këtë si mungesë transparence.

“I kryen Përparimi, se çdo ditë pi kafe në kafenenë e investitorit; i kryen, se shoferi i Përparimit banon në objektin e investitorit. Kjo dëshmon se s’ka asnjë transparencë dhe ka qenë e planifikuar nga Përparim Rama… Oferta nuk e përcakton qartë sa është investimi minimal, thotë deri në 20 milionë euro. Përfitimi i komunës parashihet të marrë vetëm 15 për qind të të hyrave. Sipas analizës, në shtatë vitet e para komuna nuk e merr asnjë cent. Kjo është marrëveshje e pavolitshme për qytetin. Ne jemi për zhvillimin e Tulltores, por mungon varianti që komuna të investojë. Në vend të modelit të Përparimit, mashtruesit, hajnit pronë e qytetit, kurse pjesa e madhe e të hyrave të privatit, ne propozojmë të jetë modeli: prona e qytetit, investimi i qytetit”, tha ai.

“Tulltorja” ka qenë në menaxhim të AKP-së dhe për të është bërë luftë mes ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli i cili planifikonte që aty të ndërtohej një muze të gjenocidit dhe kryetarit të atëhershëm Shpend Ahmeti.

Ahmeti kishte fituar dhe e kishte blerë për 5 milionë euro hapësirën në të cilën parashihet të ndërtohet qendër rekreative për të rinj.


Ramës i tregohen prangat kur merr fjalën për dhënien në shfrytëzim për 50 vjet të “Tulltores”

Edhe Rezulton e kundërligjshme dhënia në shfrytëzim e “Tulltores” Arbëri Rezulton e kundërligjshme dhënia në shfrytëzim e “Tulltores”

Asamblistët e Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës e kanë penguar fjalimin e kryetarit Përparim Rama, lidhur me dhënien në shfrytëzim afatgjatë të “Tulltores”, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet të premten. 

Ata me njërën dorë kanë goditur tavolinat dhe me tjetër i kanë treguar Ramës prangat. 

Rama ka qenë duke folur për pikën e parë të rendit të ditës që është “Propozim-vendimi për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, lokacioni “Tulltorja”. 

Rama ka thënë se toka nuk falët po jepet në shfrytëzim dhe sipas tij për këtë shfrytëzim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. 

Rama ka mohuar akuzat se po falet prona komunale. 

“Dhe pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit, jo vetëm toka, por edhe aseti i ndërtuar në të i mbetet Kryeqytetit. Prandaj, mos e dezinformoni qytetarin duke i thënë se po falet toka. Nuk po falet asnjë metër pronë komunale. Po e marrim një pronë që sot nuk i sjell kryeqytetit veç probleme, po e vendosim në funksion të zhvillimit dhe po krijojmë një aset që i sjell Kryeqytetit të hyra, vende pune, zhvillim dhe, në fund, i mbetet vetë kryeqytetit”, është shprehur Rama.

Edhe Ministria: Dhënia e “Tulltores” për shfrytëzim, në kundërshtim me ligjin Arbëri Ministria: Dhënia e “Tulltores” për shfrytëzim, në kundërshtim me ligjin

Ndërsa asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla ka thënë se nëse Rama nuk shkon në burg atëherë dihet se Kosova ka përfunduar si shtet dhe si shoqëri.

VIDEO: