Sonte në “Express” ju sjellim një material nga festivali i Cannes. Regjisori rumun Cristian Mungiu me filmin “Fjord” ka marrë “Palmën e Artë” në edicionin e 79-të të Festivalit, i vlerësuar si njëri prej edicioneve më politike, më të paparashikueshme artistikisht dhe më pak të dominuara nga Hollywoodi. Këtë vit në qendër ka qenë kinemaja autoriale pa favorit të qartë për çmimin kryesor. Një shenjë të veten ka lënë edhe Kosova, me filmin “Dua” të Blerta Bashollit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPo ashtu ju sjellim një material nga skena e kulturës në vend. Programi i koncertit “Përndritje – Buçetë nga krijimtaria e Mark Kaçinarit” ka ndërtuar portretin artistik të Mark Kaçinarit – kompozitorit, dirigjentit dhe pedagogut – përmes dy prej shtyllave që e karakterizojnë më së shumti krijimtarinë e tij: pianon dhe muzikën korale. Koncerti i së shtunës mbrëma në kishën katolike “Shën Ndou” ka qenë mundësi e takimit të brezit të ri me Kaçinarin, nëpërmjet trashëgimisë së tij të çmuar muzikore.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizi me protagonistë yje si, Lily Collins, Ellie Goulding, Shakira dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!