Sot mbahet nata përmbyllëse e edicionit të 79-të të Festivalit të Filmit në Cannes, ku do të ndahen çmimet kryesore të njërës prej ngjarjeve më prestigjioze të industrisë së filmit në botë.
Në ceremoninë finale pritet të shpallet fituesi i çmimit “Palma e Artë”, si dhe laureatët e çmimeve për regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë dhe çmime të tjera të jurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFestivali, i cili nisi më 13 maj në Cannes, ka mbledhur gjatë ditëve të fundit emra të njohur të kinematografisë botërore, me premiera filmash, parakalime në tapetin e kuq dhe prezantime të produksioneve të reja.
Filmi “Dua” nën regji të Blerta Bashollit të mërkurën e mori çmimin “SACD” në “Semaine de la Critique”, seksionin paralel i Festivalit të Cannes, i cili mbahet tash e 65 vjet.