Edicioni i parë veror i emisionit “Jeta SOT” në Kohavision, nisi me dy figurat e dashura të sportit të xhudos, kryemjeshtrit të xhudos Driton Kuka e xhudistes Majlinda Kelmendi.
Kuka e Kelmendi folën për nisjen e rrugëtimit të tyre në xhudo. Sfidat, barrierat, mungesën e kushteve në fillimet e tyre, e deri tek suksesi i artë shtetëror, evropian e botëror i dyshes, ata i shpalosën në “JetaSOT”.
Mes rrëfimesh, xhudistja Majlinda Kelmendi foli edhe për “luftën” me shëndetin mendor.
“Kur e mbylla karrierën, 1 vit e kam pas shumë të vështirë. Fillova me pas atak paniku”, ka thënë xhudistja kosovare.
Lidhur me këtë temë, ajo theksoi rëndësinë e profesionistëve shëndetësor dhe konsultat me ta si ndihmesë për t’i kaluar krizat emocionale.
-
Dhjetë vjet nga e arta olimpike e Majlinda Kelmendit
-
Kryemjeshtri Kuka flet për lavdinë olimpike që u ndërtua me mund
-
18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm
-
Majlinda e kërkuar edhe si trajnere, refuzon ofertë të majme nga Emiratet Arabe
-
Nora bazohet në “sistemin kosovar të xhudos” gjatë punës me ekipin e Belgjikës