Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

18 vjet shtet - xhudistët e Kosovës, të pakrahasueshëm

Nora Gjakova

Një vit pasi Kosova e shpalli pavarësinë, xhudistët e Kosovës nisën me suksese kulmore. Gjeneratat po ndërrojnë, por sukseset e xhudos kosovare vazhdojnë të jenë të mëdha e kulmore.

Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova tashmë janë trajnere. Loriana Kuka i ka dhënë fund karrierës po ashtu. Por janë Distria Krasniqi, Laura Fazliu, Akil Gjakova, e disa të tjerë që po kujdesen që sukseset e xhudos kosovare të jenë të vazhdueshme.

Është puna e kryemjeshtrit Driton Kuka që e ka shndërruar Kosovën në superfuqi evropiane të xhudos. Dhe po e mban të tillë.

Nën urdhërat e Kukës, xhudistët kosovarë tashmë i kanë plot pesë medalje olimpike. Në Rio 2016, Majlinda fitoi të artë. Në Tokio 2020, Distria Krasniqi e Nora Gjakova fituan medalje të arta. Në Paris 2024, Distria fitoi të argjendtë, ndërsa Laura Fazliu të bronztë.

Në Kampionate Botërore për të rritur, Kosova i ka plot dhjetë medalje në xhudo. Ndërkohë numri i medaljeve në Kampionate Evropiane ka arritur në plot 25. Prej tyre xhudistët i kanë fituar nëntë të arta.

Në garat Masters, Grand Slam e Grand Prix, shifrat e medaljeve janë “të frikshme”.

Edhe Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror Luftarake Kosova për herë të parë me më shumë xhudistë se xhudiste në Botëror

Kjo e bën xhudon kosovare të pakrahasueshme me sportet tjera në vend. Dhe kontributi i xhudistëve të kryemjeshtrit Kuka për promovimin e vendit vlerësohet gjigant.

Sa për krahasim, Kosova nuk e ka asnjë medalje tjetër olimpike pos atyre në xhudo.