Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Rajon

Shefi i GP “Lista Studentore” përplaset me Vuçiqin për Radoiçiqin, ia përmend Banjskën

Bakiq

Shefi i Grupit Parlamentar “Lista Studentore”, Jovo Bakiq, është përplasur në Kuvendin e Serbisë me Aleksandar Vuçiqin, ndër të tjera edhe për kryeterroristin Milan Radoiçiq, i cili udhëhoqi sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator të vitit 2023 gjatë të cilit u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. 

Ai ia kujtoi Vuçiqit se e kishte lënë Radoiçiqin në galerinë në Kuvend. 

“Derisa studentëve tanë nuk u lejohet të jenë këtu, në galeri, një njeriu iu lejua kjo. Ai është Milan Radoiçiqi. Fillimisht tha se nuk e kishte ftuar, pastaj tha se nuk është njeri pa të meta, por se i mbron serbët në Kosovë. E si i mbrojti? Shkaktoi turp në Banjskë dhe kjo u përdor si pretekst që trupat shqiptare ta pushtonin veriun e Kosovës. Ndërsa ai që thoshte ‘Nuk e japim Gazivodën’, çfarë ndodhi me Gazivodën? Çfarë ndodhi? Turp, turp për popullin serb! Ky ishte regjimi i mëparshëm i krimit të organizuar”, deklaroi Bakiq.

Ai tha se organet hetimore do të kenë shumë punë. 

“Ku janë sot Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi, përveç faktit se kanë pasuri të jashtëzakonshme dhe janë pronarë të pronave të mëdha? Për njërin e dimë se shoqërohej me vëllain e këtij këtu, emrin e të cilit nuk do ta përmendim. Ekzistojnë fotografi për këtë. Ajo që duhet të dëshmohet, do të dëshmohet para organeve hetimore. Pra, organet hetimore do të kenë shumë punë”, shtoi Bakiqi.

Edhe Nisin hetimet, si vepruan institucionet në Serbi për ta lënë të lirë Radoiçiqin Arbëri Nisin hetimet, si vepruan institucionet në Serbi për ta lënë të lirë Radoiçiqin

Lidhur me pretendimet se Milan Radoiçiqi dikur kishte qenë në galerinë e Kuvendit të Serbisë, Vuçiqi tha se ai kishte qenë i pranishëm si nënkryetar i Listës Serbe, “në një seancë të posaçme për Kosovën dhe Metohinë”.

Përplasje pati edhe për shuarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë. 

“Ka disa njerëz këtu që nënshkruan Marrëveshjen e Brukselit, së bashku me Ivica Daçiqin dhe dorëzuan të gjitha institucionet e shtetit serb në Kosovë, dhe guxojnë të thonë se dikush është një sindikatë e ‘Brukselit’”, tha deputeti i Listës Studentore, Fegja Dimoviq.

Në përgjigje, Vuçiq mohoi se kishte qenë nënshkrues marrëveshjes, duke ia atribuuar përgjegjësinë ish-kryeministrit serb.

“Marrëveshjen e Brukselit e ka nënshkruar Ivica Daçiq, jo unë”, u përgjigj Vuçiq.

Edhe BE-ja e shqetësuar për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në tubimin zgjedhor të partisë së Vuçiqit Arbëri BE-ja e shqetësuar për pjesëmarrjen e Radoiçiqit në tubimin zgjedhor të partisë së Vuçiqit

Polemika pati edhe për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit. 

Bakiq tha se “Lista Studentore” ka shënuar fitore bindëse edhe në mesin e boshnjakëve, hungarezëve e sllovakëve, dhe se e konsideron se ka legjitimitet për t’i përfaqësuar edhe këto komunitete. 

Vuçiqi bëri thirrje së paku një post të nënkryetarit t’ua lë pakicave kombëtare. 

U vendos që për nënkryetarë të votohet në mënyrë të hapur. Gjashtë kandidatë i propozoi “Lista Studentore” e gjashtë grupi parlamentar “Aleksandar Vuçiq – Serbia fiton”. 

Edhe Kosova kërkon që ndërkombëtarët të mos e tolerojnë më Serbinë për Radoiçiqin Arbëri Kosova kërkon që ndërkombëtarët të mos e tolerojnë më Serbinë për Radoiçiqin

Por, përfaqësuesit e listës së Vuçqit e braktisën sallën e Kuvendit gjatë votimit. 

Deputetja Ana Brnabiq tha paraprakisht se nuk dëshiron të marrë pjesë në votimin e hapur, duke akuzuar “Listën Studentore” se e “ka vrarë demokracinë”.