Erërat e fuqishme që përfshinë Kosovën sonte kanë shkaktuar dëme në disa vende në Kosovë.
Dëme janë raportuar në Krushë të Madhe të Rahovecit e edhe në Prizren, shkruan “KosovaPress”. Po ashtu në Matiçan në Prishtinë nga një ndërtese kanë rënë dritaret dhe e kanë dëmtuar një veturë, ka njoftuar “KosovaPress”. Si pasojë e erës është ndalur edhe rryma.
E erërat e forta kanë shkatërruar edhe një kënd lojërash në rrugën “Ali Aliu-Kelmendi” në Prishtinë, që është afër Rrugës C.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë ditës së sotme do të fryjë erë e fuqishme me shpejtësi prej 30 deri në 45 kilometra në orë.

Artikuj të ngjashëm