Besian Kutleshi e ka udhëhequr mesfushën e Australisë në ndeshjen e xhiros së parë të fazës grupore të Kupës së Botës U17.
Australia fitoi 2:0 ndaj Argjentinës, ndërsa Kutleshi luajti deri në minutën e 81-të.
Ai ishte kapiten i Australisë në duelin që u zhvillua në Doha të Katarit.
Kutleshi vlerësohet prej lojtarëve më premtues në futbollin australian.
Ai luan në disa role në mbrojtje, ndërsa të enjten u aktivizua në mesfushë.
Kutleshi në nivelin e të rriturve ka të drejtë ta përfaqësojë Kosovën por edhe Shqipërinë.
Kutleshi në gusht të vitit 2024 u bë futbollisti më i ri në moshë që luajti për të rriturit e Ëestern Unitedit, pasi e kishte nënshkruar kontratën e parë profesionale si 15-vjeçar.
Si 16-vjeçar luajti në Championsin aziatik për Melbourne Cityn, skuadrën ku aktivizohet aktualisht.
Mozambiku dhe Australia udhëheqin në grup me nga tri pikë pas ndeshjeve të para.
Mozambiku e mposhti Danimarkën 4:0.