Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një i vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Podujevë-Prishtinë

policia

Foto: Ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, mbrëmjen e së enjtes. 

Aksidenti sipas Policisë ka ndodhur rreth orës 19:20 dhe në të kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një person me karrocë invalidore.

“Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i karrocës invalidore) I.Ll mashkull 77 vjeç, ka vdekur”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. 

Ajo ka thënë se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.