Moti sot në Kosovë do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të lehta shiu, por që do të karakterizohet me erëra të forta.
Shpejtësia e erërave do të jetë 30-45 km/h, e gjatë hoveve mund të arrijë shpejtësi edhe më të lartë.
“Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor, me shpejtësi 30–45 km/h, ndërsa gjatë rafaleve mund të arrijë shpejtësi edhe më të larta. Intensiteti më i madh i erës pritet nga mesdita deri në orët e mbrëmjes. Për shkak të erërave të forta, qytetarët këshillohen të sigurojnë objektet e lehta në hapësirat e jashtme. Kujdes i veçantë rekomandohet për tabelat reklamuese, skelat e ndërtimit dhe gjatë qarkullimit rrugor, sidomos në hapësira të hapura”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat maksimale do të lëvizin mes 15-18 gradë celsius.
Shkaku i paralajmërimeve, Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje punëdhënësve veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë apo punëve në ambient të hapur, që të kenë kujdes të shtuar për shëndetin e punëtorëve.
Njëkohësisht paralajmërime thirrje për kujdes kanë lëshuar edhe disa komuna të Kosovës, si ajo e Drenasit, Rahovecit ndër të tjera.