Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi miraton vendosjen e masave të emergjencës në furnizimin me energji

Kuvendi

Kuvendi i Kosovës pas mesnatës ka miratuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e masave të emergjencës në furnizim me energji. 

61 deputetë votuan për, ndërsa masat do të jenë në fuqi për 60 ditë. Kjo pikë e rendit u fut në votim me mocion. 

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, kërkoi dorëheqjen e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke thënë se ajo është fajtore që vendi gjendet në këtë krizë energjetike. E reagime pati edhe nga deputetja e LDK-së, Janina Ymeri. 

Sipas masave emergjente ndërmarrja “Ibër-Lepenci” detyrohet të prodhojë energji nga Ujmani për konsumatorët me të drejtë shërbimi universal. Po ashtu themelohet një Komitet Teknik Emergjent.