Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme plenare. Pikë e vetme e rendit të ditës është çmimi dhe faturimi i energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca do të nis nga ora 11:00.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë ditës, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, njoftoi se Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.
Haxhiu këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së Kryesisë.
Haxhiu tha se seanca e parë mbahet të enjten me fillim të orës 10:00, ndërkaq dy të tjera të premten, njëra ndër to solemne për Eliot Engel, kongresistin i cili vdiq më 10 prill.
Megjithatë tashmë seanca e parë do të jetë ajo e jashtëzakonshmja, nesër.