Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Energjia dhe tregimi i saj me kompanitë serbe në Kosovë, sot në “60 Minuta” me deputeten Janina Ymeri

janina

Janina Ymeri (Foto arkiv: KTV - 60 Minuta)

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri do të jetë e ftuar sot në emisionin “60 Minuta” për të diskutuar lidhur me energjinë dhe vendimet e sotme të qeverisë për të shpallur situatë emergjente me energjinë dhe ndaluar tregtinë e energjisë elektrike nga kompanitë serbe.

Si e sheh LDK-ja vendimin e Qeverisë për ndalimin e tregtisë së energjisë me kompanitë serbe?

Përse qeveria insiston se KESCO dhe KEK-u nuk kanë pasur shkëmbime tregtare të energjisë me kompani serbe?

Si dëshmohet se Kosova ka blerë energji elektrike nga kompani serbe?

Cilat kompani serbe preken direkt nga ky vendim i Qeverisë?

Me çfarë çmimi Kosova ka blerë rrymë nga Serbia deri më tani?

Pse nuk kemi të dhëna zyrtare sa është tregtimi i energjisë që Kosova e ka bërë me kompanitë serbe, cila është sasia cilat janë kontratat?

Nga cilat shtete importon më së shumti energji elektrike dhe me çfarë çmimesh?

Çka nëse kostoja  e importit vazhdon të rritet a do të përballemi me rritjen e çmimit të energjisë?

Në çfarë krize energjetike po hyn vendi këtë dimër?

Çka po ndodh me kapacitete prodhuese të brendshme të energjisë?

Pse kapacitetet vendore nuk po arrijnë ta mbulojnë kërkesën?

A janë shtuar kapacitet e energjisë së ripërtrishme?

Cilët janë faktorët kryesor të rritjes së konsumit të energjisë elektrike?