Beshiktashi pritet të bëjë ndryshime në skuadër gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në mesin e futbollistëve që mund të largohen është edhe reprezentuesi i Kosovës, Milot Rashica.
Sipas raportimeve të mediumeve turke, skuadra nga Stambolli synon të transferojë së paku dy futbollistë të huaj gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Kuota e lojtarëve të huaj është e plotësuar, pasi aktualisht në skuadër janë 14 futbollistë të huaj.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e largimit të disa lojtarëve.
Rashica është njëri prej lojtarëve që nuk bën pjesë në planet e klubit.
Sulmuesit të Kosovës i skadon kontrata në fund të edicionit dhe, sipas raportimeve, Beshiktashi synon të ndajë rrugët me të gjatë janarit.
Në listën e futbollistëve që mund të largohen janë edhe Wilfred Ndidi dhe Tiago Djalo.
30-vjeçari Rashica këtë edicion në Superligën e Turqisë ka luajtur vetëm 28 minuta.