Përfaqësuesja e Irlandës do të jetë pa kapitenin Nathan Collins në përballjen ndaj Kosovës.
Kosova të martën nga ora 20:45 luan në Dublin ndaj Irlandës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Mbrojtësi i Brentfordit pësoi lëndim në gju në disfatën që e pësoi Irlanda të shtunën nga Austria me rezultatin 1:0.
Pas ekzaminimeve mjekësore, Collins është larguar nga grumbullimi i përfaqësueses irlandeze dhe është kthyer te klubi i tij.
Përzgjedhësi i Irlandës, Heimir Hallgrimsson, ka vendosur që në vend të Collinsit ta ftojë Jimmy Dunnen.
Kosova e kishte fituar përballjen e parë ndaj Irlandës me rezultat 1:0.