Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Arbitër nga Letonia në ndeshjen Irlandë – Kosovë

UEFA

UEFA ka caktuar arbitrin nga Letonia, Edgars Malcevs, për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Irlandës dhe Kosovës.

Kosova të martën nga ora 20:45 luan në Dublin ndaj Irlandës në ndeshjen e fundit të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.

Malcevs do të ndihmohet nga bashkëkombësit e tij, Martins Svipsts dhe Deniss Sevcenko.

“Dardanëve” u mjafton barazimi për ta siguruar pozitën e dytë në Grupin B3.