SPORTI NË KTV

Synimi i Suharekës – t’i kalojë sukseset e Ballkanit

E premtja ka qenë ditë feste për qytetin e Suharekës. Klubi që mban emrin e qytetit, Suhareka, festoi ngritjen në Superligën e Kosovës në futboll.

Suksesi i deritashëm klubit të themeluar vetëm më 5 qershor të vitit të kaluar vlerësohet i vogël në krahasim me synimet që ka.

Te Suhareka synojnë t’i kalojnë sukseset e Ballkanit, tashmë rivalit të qytetit.

Flasin: Kapitetin Yll Hoxha, trajneri Arsim Thaqi e futbollistët Mevlan Zeka e Liridon Fetahaj.