Të shtunën në “Nëpër Film” zhvillojmë bisedë në studio me drejtorin artistik të festivalit që i jep zë personave me nevoja të veçanta. “Art Without Limit”, që shquhet si platformë unike për të dëshmuar fuqinë e artit për të ndikuar, frymëzuar dhe bashkuar njerëzit, zhvillon edicionin e gjashtë nga 1 deri më 3 dhjetor.
Nga skena e Hollywoodit sjellim një material nga premiera e filmit ““Ella McCay”, një komedi që bën bashkë aktoret Emma Mackey dhe Jamie Lee Curtis. Po ashtu sjellim informacione për serialin hit të Netflixit, “Stranger Things” dhe filmin e ardhshëm të aktorit Glen Powel, “How To Make a Killing”.
Ndiqeni edicionin e ri të emisionit “Nëpër Film”, të shtunën në ora 16:30!
Artikuj të ngjashëm
-
“Art without limit” me sfidat e atyre që duhen dëgjuar
-
Në fjalimin e tij në Venecia, Clooney kritikon ata që “mbjellin frikë”
-
“By any Means” sjell në ekran një komplot që sfidon drejtësinë
-
Ryan Gosling thotë se publiku s’e ka për detyrë t’i shpëtojë kinematë
-
“Neo School” ndez ekranin me pesë projekte të kinematografëve të rinj