Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ryan Gosling thotë se publiku s’e ka për detyrë t’i shpëtojë kinematë

Ryan Gosling

Ryan Gosling

Foto: Associated Press

Aktori i njohur, Ryan Gosling ka theksuar se nuk është detyrë e publikut t'i shpëtojë kinematë, por e vetë industrisë së filmit që të krijojë projekte që ia vlejnë të shihen në ekranin e madh.

Aktori, i cili luan në filmin “Project Hail Mary”, bëri një paraqitje të befasishme në një kinema në New York, në natën e premierës së filmit, ku foli drejtpërdrejt me publikun për sfidat që po kalon kinemaja për shkak të rritjes së platformave transmetuese dhe rënies së të ardhurave nga biletat.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se para gjashtë vjetësh mori skenarin duke iu referuar filmit “Project Hail Mary” dhe iu duk që është projekti filmik më ambicioz që do të bënte ndonjëherë.

“Para gjashtë vjetësh mora dorëshkrimin.Është gjëja më ambicioze që do të bëj ndonjëherë, dukej e pamundur. Ishte shumë e mirë për të mos e provuar. Gjashtë vite më vonë, ja ku jemi, e realizuam. Ja ku jemi, të gjithë sërish në kinema. Nuk është detyra juaj t’i mbani ato hapur, është detyra jonë të krijojmë gjëra që ia vlejnë që ju të dilni nga shtëpia”, ka thënë ylli, ka raportuar Variety.

Duke përshëndetur një sallë të mbushur plot, ndryshoi mënyrën se si shihet përgjegjësia për mbajtjen gjallë të kinemave, në një kohë kur platformat transmetuese po rriten dhe të ardhurat nga biletat janë në rënie.

Ai ka shtuar se publiku është i gatshëm të shoh atë që i ofrohet e ta shijojnë.

“Ju jeni gati të shkoni në një galaktikë tjetër, të bëni një mik alien dhe të shpëtoni yjet. Ky film është për ju. Shijojeni udhëtimin!”, ka thënë ai.

Industria e filmit në Hollywood ka ngritur alarmin për gjendjen e kinemave që nga pandemia Covid 19, pasi ende nuk ka arritur nivelin që ka pasur para saj, kur të ardhurat vjetore nga biletat në SHBA arrinin rreth 11 miliardë dollarë.

Megjithatë, sipas Variety, Gosling di mirë si të rikthejë publikun në kinema, ai luajti rolin e Kenit në filmin e shumëpërfolur “Barbie”, që u bë fenomen global dhe filmi me fitimet më të mëdha në vitin 2023.

Filmi “Project Hail Mary” ka tejkaluar pritshmëritë në arkat filmike, duke arritur 140.9 milionë dollarë në nivel global vetëm gjatë fundjavës së parë.

Ky rezultat e bën filmin me debutimin më të madh të vitit 2026 deri tani (duke lënë pas filmin “Scream 7” me 97.2 milionë dollarë globalisht) dhe hapjen më të suksesshme ndonjëherë për studion Amazon MGM Studios (rekordi i mëparshëm mbahej nga filmi “Creed III” me 100.4 milionë dollarë).

I drejtuar nga dyshja Phil Lord dhe Christopher Miller, të njohur për filmin e suksesshëm “21 Jump Street”, filmi ndjek Gosling në rolin e një biologu molekular që punon si mësues dhe që rekrutohet për një mision për të shpëtuar planetin nga një kërcënim galaktik. Në hapësirë, ai krijon miqësi me një qenie jashtëtokësore të zgjuar, të cilën e quan Rocky.

Në film luajnë gjithashtu edhe artistë si Sandra Hüller, James Ortiz, Lionel Boyce, Ken Leung dhe Milana Vayntrub.