Ryan Gosling nuk është një njeri i shkencës, por i pëlqen të luajë rolin e një të tilli në ekran të madh.
Të hënën në Londër, aktori promovoi rolin e tij më të fundit në një film për gjithësinë, gjatë premierës botërore të “Project Hail Mary”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vitin 2018, Gosling e portretizoi astronautin Neil Armstrong në filmin biografik, “First Man”. I pyetur se sa terminologji shkencore kishte mësuar dhe sa prej saj i kishte mbetur në kujtesë, aktori u përgjigj: “Shumë pak, pothuajse aspak. Mund ta mbaja mend vetëm për momentin kur duhej ta thosha skenarin para kamerës, dhe pastaj harroja gjithçka për t’i bërë vend informacioneve të reja. Nuk më mbetej në mend. Sa herë që më ofrohen role për filma që kanë të bëjnë me gjithësinë, unë i pranoj sepse i dua këto projekte, e dua shkencën dhe shpresoj se do të mësoj diçka prej secilit rol. Por pastaj e përfundoj filmin dhe kuptoj se nuk kam mbajtur mend asgjë, dhe më duhet të kthehem sërish për të mësuar të njëjtat gjëra nga fillimi”.
Në filmin e zhanrit triler dhe fantastiko-shkencor, ylli i kinematografisë, Ryan Gosling, e luan rolin e një mësuesi shkence në një shkollë të mesme, Ryland Grace. Një ditë ai zgjohet në një anije kozmike pa asnjë kujtesë se kush është apo si arriti atje. Kështu krejtësisht i vetëm, i duhet të gjejë një mënyrë për ta përfunduar misionin e tij ndër hapësinor për të shpëtuar Tokën nga një katastrofë astronomike, derisa takon një jashtëtokësor misterioz, i cili ka udhëtuar vite dritë për të shpëtuar llojin e tij nga i njëjti fat.
Filmi vjen i bazuar në librin ‘bestseller’ me të njëjtin emër të autorit, Andy Weir. Pjesë e kastës së aktorëve janë edhe, Ken Leung, Milana Vayntrub dhe Sandra Hüller.
“Për mua, ky ishte një kombinim njerëzish me të cilët nuk kisha punuar kurrë më parë, kështu që shumicën e kohës ndihesha sikur isha në një lloj ëndrre. Skenari ishte vërtet shumë i mirë. E njihja librin dhe sigurisht punën e Ryanit dhe të regjisorëve, Lord dhe Miller, kështu që vendimi për t’u bërë pjesë e projektit ishte shumë i lehtë”, tha Hüller.
Për gazetarët në premierë, rreth filmit folën edhe regjisorët Phil Lord dhe Christopher Miller.
“Ka diçka madhështore te filmat që zhvillohen në gjithësi – ata duken sikur janë bërë për t’u parë në ekran të madh. Dhe ky është pikërisht një film që duhet parë në kinema. Kishim një ekip të jashtëzakonshëm, interpretim të mrekullueshëm të aktorëve dhe shpresojmë që filmi të qëndrojë denjësisht mes paraardhësve të tij”, tha Lord
“Mendoj gjithashtu se ky është më shumë se një film fantastiko-shkencor. Njerëzit po lidhen shumë me këtë film, pavarësisht nëse ky është zhanri i tyre i preferuar apo jo. Në thelb është një histori për atë që njerëzit mund të bëjnë kur besojnë te njëri-tjetri. Dhe gjithashtu i përgjigjet një pyetjeje interesante: a mund të krijojnë miqësi dy burra të rritur? Shkencëtarët e kanë studiuar këtë fenomen për një kohë të gjatë dhe nuk e kanë gjetur përgjigjen… të paktën jo deri tani”, deklaroi Miller.
“Project Hail Mary” lansohet nëpër kinema më 20 mars.