Kroacia e ka shënuar fitoren e dytë në Grupin A3 të Ligës së Kombeve.
Kroatët të dielën në Osijek mposhtën Çekinë me rezultat 2:1.
Ivan Perishiq në minutën e dytë kaloi kroatët në epërsi.
Ishte goli i 41-të për Perishiqin me fanellën e Kroacisë dhe është vetëm katër gola larg rekordit të Davor Shukerit.
Gjashtë minuta para fundit të takimit, çekët barazuan rezultatin nëpërmjet Adam Hlozhekut.
Por festa e çekëve zgjati shumë shkurt.
Në minutën e 87-të, Lovro Majer e shënoi golin që ia siguroi Kroacisë fitoren e dytë nga gjashtë ndeshje.
Edhe
Kroacia e nis mbarë, fiton në Çeki
Kroacia e mbylli grupin me gjashtë pikë në vendin e tretë.
Çekia përfundoi si e fundit pa pikë.
Me fitore, Kroacia shmangu vendin e fundit dhe rriti gjasat për të mbetur në Ligën A. Dy përfaqësueset më të mira të vendit të tretë nga katër grupet mbesin automatikisht në Ligën A, kurse dy të tjerat do të luajnë në plejof kundër ekipeve të vendit të dytë në Ligën B.