Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zulfaj e quan skandaloze interpretimin e muzikës së këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së

Jeton Zulfaj

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pasi në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian është interpretuar muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës. Zulfaj ka thënë se është skandaloze dhe e papranueshme kjo që ngjau dhe po pret përgjigje nga komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, nën udhëheqjen e të cilës po mbahet aktiviteti. 

“Një këngë nacionaliste serbe, që mohon shtetësinë e Kosovës dhe që u shkrua në kohën kur kasapi i Ballkanit, Millosheviqi, po i shfuqizonte të drejtat e Kosovës dhe po e shtypte popullin tonë, u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE-së. Kjo është skandaloze e papranueshme. Një aktivitet i BE-së për zgjerimin nuk mund t’i japë skenë nacionalizmit serb. Komisioneres Kos ia lëmë të shpjegojë se si ndodhi kjo dhe çfarë masash do të ndërmarrë, si dhe pse Kosova, vendi me përparimin më të madh demokratik në Ballkanin Perëndimor gjatë kësaj dekade dhe plotësisht e harmonizuar me politikën e jashtme dhe vlerat e BE-së, nuk ishte ftuar”, ka shkruar Zulfaj në platformën “X”. 

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, që organizohet nga Komisioni Evropian nën udhëheqjen e komisioneres për zgjerim Marta Kos.

Edicioni i dytë i këtij Forumi ka nisur sot dhe mbaron të hënën. Kosova nuk është e ftuar në këtë Forum.

Një ditë para ngjarjes kryesore, në kuadër të mbrëmjes hapëse, është interpretuar ndër të tjera edhe muzika e këngës nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”.

Sipas programit më 15 nëntor ishte paraparë të interpretonte orkestra e të rinjve të Ballkanit Perëndimor, së bashku me grupin slloven “Kapobanda”. KOHA ka siguruar videon e interpretimit të muzikës.

Në programin e ditës kryesore, më 16 nëntor, është paraparë të mbajnë fjalime presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, dhe komisionerja për zgjerim Marta Kos. Pritet të flasë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. 

Edhe Këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së Arbëri Këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

 


 

 

Lexo përditësimet tjera
111

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të...