Kroacia ka pësuar tjetër disfatë nga kampionia e Botës, Spanja.
Kroatët në shtëpi pësuan 2:1 të martën mbrëma, në kuadër të Grupit A3 të Ligës së Kombeve.
Ndeshjen e parë e kishte humbur 4:1.
Kroacia humbi edhe nga Anglia.
Ivan Perishiq shënoi golin e epërsisë në minutën e 17-të, por Mikel Merino ia siguroi fitoren spanjollëve me dy golat e shënuar, në minutat 61’ dhe 88’.
Perishiq në minutën e 79-të u ndëshkua me karton të kuq.
Kroatët mbetën në vendin e tretë me tri pikë. Spanja është lidere me 12 pikë. Anglia është e dyta me nëntë pikë, kurse Çekia e fundit pa pikë.