Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se e sulmoi fizikisht të dashurën dhe qëlloi drejt saj me armë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës

Një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe kërcënuar me armë zjarri nga partneri i saj në Vushtrri.

Sipas raportit të Policisë, viktima fillimisht është sulmuar me një mjet të fortë nga i dyshuari, me të cilin ishte në lidhje dashurie. Më pas, sipas deklarimit të saj, ai ka shtënë dy herë me armë zjarri, një herë në ajër dhe një herë në drejtim të këmbëve të saj.

Viktima është dërguar fillimisht në Emergjencën e Vushtrrisë dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku ka marrë trajtim mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, policia ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit, ku janë gjetur tre fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy karikatorë të zbrazët të armës së gjatë.

I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.