Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.
Sipas njoftimit, në nëntë raste të paraqitura viktima janë gratë.
Në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari për shkak të dyshimit se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Prishtinë janë regjistruar tri raste të dhunës. Në njërin rast, një grua ka raportuar se burri me të cilin ishte duke bashkëjetuar kishte ushtruar dhunë psikike. I dyshuari është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt.
Poashtu në Prishtinë një burrë ka sulmuar fizikisht vajzën e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari sipas Policisë nuk është takuar.
Edhe
Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit
Një rast tjetër është raportuar në Prishtinë nga një grua e cila ka deklaruar se është kërcënuar me video-incizime nga një burrë me të cilin ishte në lidhje dashurie. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Kamenicë një burrë është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Në Novobërdë, poashtu është arrestuar dhe dërguar në mbajtje babai i cili e ka rrahur vajzën e tij të mitur dhe me çrregullime mendore. E mitura ka pranuar tretman mjekësor.
Një grua në Deçan ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj, i cili më pas është arrestuar dhe ka deklaruar se posedon një armë automatike. Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Në Pejë është raportuar se vëllai ka sulmuar fizikisht motrën e tij. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërkaq një grua në Shtime pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj është sulmuar nga ai fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si dhe i dyshuari i cili pas intervistimit me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nga policia është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
E në Malishevë është arrestuar një grua e cila pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor e ka kanosur djalin e saj.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje për 48 orë.