Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit

policia

Foto: Ilustrim

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Polici.

Sipas njoftimit, në Prishtinë janë raportuar tri raste të dhunës, ku në dy prej tyre viktima janë gratë të cilat janë sulmuar fizikisht nga bashkëshortët e tyre. Në rastin e parë viktima ka marrë trajtim mjekësor dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në të dytin, pas intervistimit të palëve, i dyshuari është  liruar. Rastet kanë ndodhur të hënën. Ndërkaq në rastin tjetër, një burrë ka njoftuar se ka dhunë psikike të vazhdueshme nga ish-bashkëshortja e tij edhe pse ka urdhër mbrojtës. E dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në Fushë-Kosovë të hënën është arrestuar i dyshuari  pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.  

Edhe në Podujevë është arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Gjilan kanë ndodhur dy raste. Dy burra janë arrestuar për dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Në rastin e parë nuk është raportuar për të lënduar dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq në rastin e dytë viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar poashtu në mbajtje.

Dy raste të dhunës në familje gjithashtu kanë ndodhur në Pejë. Në njërin rast një grua ka raportuar se djali i  saj ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Pas intervistimit me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Ndërkaq në rastin e dytë është arrestuar i  dyshuari pasi në ndikim të alkoolit ka kanosur bashkëshorten e tij duke shkelur urdhrin mbrojtës. Me vendim të prokurorit ai është arrestuar.

Në Leposaviq një burrë në ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht babanë e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në stacionin policor deri në këndellje që më pas të intervistohet.