Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ish-i dashuri e kërcënon me jetë atë dhe familjen e saj, ndodhet në arrati

Dhune

Një grua në Prishtinë ka raportuar se ish i dashuri i saj e ka keqtrajtuar në mënyrë fizike dhe psikike, dhe gjithashtu e ka kanosur me jetë atë dhe familjen e saj.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, i dyshuari gjendet në arrati. Për këtë rast është njoftuar prokurori ndërsa rasti po hetohet. 

“Raportohet se i dyshuari (ish i dashuri i saj) m/k ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës f/k si dhe e ka kanosur me jetë atë dhe familjen e saj. I dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.