Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës, sulmeve fizike, dhunës psikike dhe kanosjes në disa qytete të vendit të cilat lidhen me dhunë në familje. Në mesin e rasteve të raportuara, disa të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa në raste të tjera palët janë liruar pas intervistimit.
Sipas raportit policor, në Prishtinë, më 3 nëntor, është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Ranilluk është arrestuar një i dyshuar për sulm fizik ndaj një burri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, në Gjakovë është raportuar se një grua, është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Një tjetër rast është raportuar në Gjakovë. Sipas policisë, një person i dyshuar ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një burrë. Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.
Edhe
Gjashtë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
Edhe në Skenderaj është raportuar për një rast të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, po ashtu shtetase e Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në përputhje me procedurat ligjore.