Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ofendoi dhe përcolli një grua gjatë rrugës

Arrestim

Një person është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se ka ofenduar dhe përcjellë një grua gjatë kohës sa ishte duke ecur.

Rasti, sipas raportit të Policisë është iniciuar si ngacmim dhe ka ndodhur të martën.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje.