Support TIME. Preserve the truth.
CHRONICLE

Six cases of domestic violence in the last 24 hours

Kosovo Police

Photo: Illustration

Policia e Kosovës ka raportuar për disa raste të dhunës, sulmeve fizike, dhunës psikike dhe kanosjes në disa qytete të vendit të cilat lidhen me dhunë në familje. Në mesin e rasteve të raportuara, disa të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa në raste të tjera palët janë liruar pas intervistimit.

Sipas raportit policor, në Prishtinë, më 3 nëntor, është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në Ranilluk është arrestuar një i dyshuar për sulm fizik ndaj një burri. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një rast tjetër është raportuar edhe në Ferizaj. Një person i dyshuar, është shoqëruar në stacion policor nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj një gruaje. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, palët janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, në Gjakovë është raportuar se një grua, është sulmuar fizikisht nga një person i dyshuar, Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Një tjetër rast është raportuar në Gjakovë. Sipas policisë, një person i dyshuar ka tentuar ta sulmojë dhe e ka kanosur një burrë. Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar.

Edhe në Skenderaj është raportuar për një rast të dhunës në familje. Ngjarja ka ndodhur më 2 nëntor, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua, po ashtu shtetase e Kosovës. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në përputhje me procedurat ligjore.