Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyshohet se sulmoi ish-bashkëshorten dhe la tre fëmijët pa përkujdesje, policia në kërkim të tij

Policia e Kosovës

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshorti i saj. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, përveç sulmit ndaj ish-bashkëshortes, ai dyshohet se i ka lënë edhe tre fëmijët e tyre të mitur në rrugë, pa përkujdesje.

Pas rastit, gruaja së bashku me tre fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë.

“Dyshohet se ish bashkëshorti i ankueses, i dyshuari m/k e ka sulmuar fizikisht atë, si dhe i kishte lënë në rrugë pa përkujdesje tre fëmijët e tyre të mitur. Ajo së bashku me fëmijët janë dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari është në kërkim të policisë. Në konsultim me prokurorin është incuar rasti”, thuhet në njoftimin 24-orësh të Policisë.