Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy persona dyshohet se hodhën molotov në një auto-sallon në Graçanicë

policia

Foto: Driton Paçarada

Dy persona dyshohet se kanë hedhur molotov të shtunën pas mesnate në mes të veturave të një auto-salloni në Graçanicë, dhe më pas janë larguar me motoçikletë. 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, sigurimi i lokalit ka arritur që ta shuaj zjarrin me aparat për fikjen e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. 

“Raportohet se dy persona të panjohur, dyshohet se kanë hedhur molotov në mes të veturave të auto-sallonit, dhe me motoçikletë janë larguar. Sigurimi i lokalit ka arrit të shuaj zjarri me aparat për fikje të zjarrit. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është cilësuar si “Zjarrvënie”.