Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

E sulmoi gruan dhe e largoi nga shtëpia, arrestohet burri në Vushtrri

arrestim

Foto: Ilustrim

Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunë në familje. 

Ai dyshohet se sulmoi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia. 

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari thuhet se është dërguar në mbajtje.