Një përleshje fizike mes disa të miturve ka përfunduar me një të plagosur me thikë në Lipjan.
Sipas raportit policor, si pasojë e përleshjes, një i mitur ka pësuar lëndime nga arma e ftohtë (thikë), ndërsa është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.
Lidhur me rastin, policia ka arrestuar katër të dyshuar.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.