Belgjika i ka treguar Italisë se e pret ende punë për kthim në nivelin më të lartë të futbollit ndërkombëtar.
Të dielën mbrëma në Bruksel, Belgjika fitoi 4:1 ndaj Italisë në ndeshjen e xhiros së fundit të Ligës A të Ligës së Kombeve.
Me humbje, Italia përfundoi në vendin e tretë në Grupin A1 me 10 pikë dhe nuk kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kombeve. Vendi i tretë rrezikon të dërgojë në plejof për mbetje në Ligën A.
Belgjika me fitore doli në vendin e dytë në grup dhe do të luajë në çerekfinale të Ligës së Kombeve në mars të vitit të ardhshëm.
Italia kaloi në epërsi në minutën e 11-të me golin e Pio Espositos.
Por Belgjika u përgjigj me katër gola. Maxim De Cuyper shënoi në minutën e 15-të. Më pas realizuan Nathan Ngoy në minutën e 22-të, Jeremy Doku në minutën e 26-të dhe Diego Moreira në minutën e 80-të.