Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Franca mposht Turqinë, në çerekfinale si fituese e grupit

Franca

Foto: Associated Press

Franca është kthyer te fitorja, pas disfatës nga Italia në Milano.

Të dielën mbrëma, Franca fitoi 2:1 në shtëpi ndaj Turqisë, në ndeshjen e xhiros së fundit të Grupit A1 të Ligës së Kombeve.

Me fitore Franca përfundoi e para në grup me 13 pikë, një më shumë se Belgjika. Italia u rendit e treta me 10 pikë, ndërsa Turqia mbeti e fundit, pa pikë.

Franca e Belgjika kaluan në çerekfinale të Ligës së Kombeve. 

Emirhan Topçu i Turqisë shënoi autogol në minutën e 49-të. Për 2:0 në të mirë të Francës shënoi Eli Junior Kroupi në minutën e 80-të. Golin e vetëm për Turqinë e shënoi Abdulkerim Bardakci në minutën e 90-të.