Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Italia fiton bindshëm ndaj Francës

Italia

Foto: Associated Press

Ndonëse ishte në disavantazh prej një goli prej minutës së 10-të kur për Francën shënoi Michael Olise, Italia u kthye dhe fitoi bindshëm, 3:1. 

Me fitoren e realizuar të enjten mbrëma në “San Siro”, Italia ka dalë e para në Grupin A1 të Ligës së Kombeve, ndonëse me pikë të njëjta. 

Italia dhe Franca kanë nga dhjetë pikë. Belgjika e treta i ka nëntë pikë, ndërsa pa pikë është Turqia në vendin e fundit. 

Golin për 1:1 e shënoi Francesco Pio Esposito në minutën e 26-të.  Sebastiano Esposito, vëllai i Pios, e humbi penalltinë në minutën e 60-të. 

Por vetëm tre minuta më vonë, Davide Frattesi shënoi për 2:1.  Francesco Esposito realizoi tjetër gol për 3:1, në minutën e 75-të. 

Në këtë ndeshje te Franca mungoi Kylian Mbappe. Belgjika – Italia dhe Franca – Turqia janë dy ndeshjet e fundit të këtij grupi.