Lutfi Dalipi është futbollisti më i ri i Kosovës.
Zyrtarizimi është bërë të enjten mbrëma nga Federata e Futbollit e Kosovës.
“Në fillim ishte vështirë për mua të vendos për Kosovën apo Shqipërinë sepse kam lindur në Zvicër. Por me zemër e kam zgjedhur Kosovën sepse i kam thënë babushit se një ditë do të luajë për Kosovën apo Shqipërinë. Jam shumë i lumtur që do të luajë për Kosovën. Jam i sigurt se Kosova do të jetë një ekip shumë i fortë”, ka deklaruar Dalipi 20-vjeçar për FFK-në.
Dalipi është prej më të mirëve në kampionatin elitar të Zvicrës.
Në 13 ndeshjet e para ka pesë gola të shënuar e nëntë asistime. Ai luan për Vaduzin aktualisht, por është i huazuar nga Young Boysi.
Dalipi është me prejardhje nga Lugina e Preshevës.