Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zhvillimet në LDK, përcaktuese për krizën politike? | KONFRONT |

Krasniqi: Opozita po dëshiron pushtet, s’po dëshiron president të saj

1 muaj më parë / 30 kor 2026 21:27
Besnik Krasniqi

Gazetari Besnik Krasniqi ka vlerësuar se partitë opozitare dëshirojnë pushtet dhe jo që posti i presidentit të jetë i tyre. 

Sipas tij, opozita nuk dëshiron një post që Albin Kurti si pushtetar nuk e lë të ushtrojë më shumë kompetenca se që ia përshkruan Kushtetuta.

“LDK-ja nuk po do marrëveshje për presidentin, z.Abdixhiku do marrëveshje që po e quan të madhe për krejt institucionet sepse interesi i tyre është të jenë në pushtet. Z.Kurti duhet t’ia dëshmojë kosovarëve që e ka pasur njëmend ofertën që e ka dhënë në prag të zgjedhjeve të kaluara. President jopartiak, ejani jepni ju tre emra, ne garantojmë edhe nënshkrimet e edhe zgjedhjet. Problemi është që opozita po kërkon pushtet, nuk po dëshiron president të saj sepse e di që presidenti i saj do të jetë noter i z.Kurti. Z.Kurti nuk do ta lë të ushtrojë më shumë kompetenca sesa ia përshkruan Kushtetuta”, ka thënë ai të enjten në “Konfront” të KTV-së.

Ramaj: LDK-ja s'do të mund ta marrë veten edhe nëse Abdixhiku qëndron në këtë pozitë

1 muaj më parë / 30 kor 2026 20:33
Saranda Ramaj

Gazetarja Saranda Ramaj vlerëson se pavarësisht se çfarë ndodh në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, çartia do të dalë e dëmtuar nga ky proces. 

Në Kuvend po votohet nëse Lumir Abdixhiku duhet të qëndrojë në postin e kryetarit të LDK-së apo duhet të largohet. 

“Pavarësisht çfarë ndodh me votimin, LDK-ja do të dalë e dëmtuar nga ky proces...S’besoj që LDK-ja do të mund ta marrë veten edhe nëse z. Abdixhiku qëndron në pozitën e kryetarit. Sinqerisht nuk e di se çfarë ndodh tutje nëse qëndron z. Abdixhiku”, ka thënë Ramaj në “Konfront” të KTV-së. 

Ajo ka thënë se një marrëveshje mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në rast të qëndrimit të Abdixhikut do të ishte e pakuptimtë, duke marrë parasysh se pesë deputetë të zgjedhur të LDK-së janë deklaruar kundër një marrëveshje të tillë. 

Muhaxhiri: Abdixhiku duhet të largohet, s’ka autoritet të vazhdojë

1 muaj më parë / 30 kor 2026 20:26
Artan Muhaxhiri

Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se Lumir Abdixhiku duhet të largohet nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në “Konfront” të KTV-së, Muhaxhiri ka deklaruar se është për keqardhje që LDK-ja ka rënë në nivelin ku është sot – si partia e tretë.

Të enjten, LDK-ja ka mbledhur Kuvendin e jashtëzakonshëm. Në rend dite është kërkesa e delegatëve për shkarkimin e Abdixhikut, pas dështimit të zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Çfarëdo që të jetë rezultati i sotëm LDK-ja do të jetë humbëse, edhe nëse qëndron apo largohet Abdixhiku. Çarja është shumë e madhe. Rezultatet e kanë sjellë në një bllokadë edhe të brendshme edhe të të menduarit edhe të pamundësisë për të gjetur zgjidhje. Ekziston një ngërç, gjendje jashtëzakonisht e rënduar. Abdixhiku duhet të largohet sepse nuk ka më autoritet që të vazhdojë”, ka thënë ai.