Aktori i njohur i Hollywoodit, Ryan Gosling, është tërhequr nga projekti i ri i regjisorëve Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert, të njohur për filmin fitues të “Oscarit” “Everything Everywhere All at Once”.
45-vjeçi është larguar për shkak të një konflikti për orarin e punës, ka raportuar Variety.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhirimet pritet të nisin këtë verë në Los Angeles, por nuk mund të shtyhen për t’iu përshtatur angazhimeve të tij, të cilat kohët e fundit kanë qenë të shumta, sidomos për promovimin e filmit fantastiko-shkencor “Project Hail Mary”.
Projekti i ri, ende pa titull, ishte planifikuar të publikohej në muajin qershor të vitit 2027 nga Universal Pictures, por tani është shtyrë për më 19 nëntor 2027.
Detajet e ngjarjes nuk janë bërë ende publike, por Gosling besohej se do të kishte rol kryesor. Tashmë pritet që shumë aktorë të tjerë të jenë kandidatë për ta zëvendësuar.
Ky do të jetë filmi i parë i dy regjisorëve që nga suksesi i madh i vitit 2022.
Kwan ka shpjeguar pse po merr kaq shumë kohë realizimi i projektit.
“E vetmja gjë që duhet të dini është se po përpiqemi të bëjmë atë që kemi bërë gjithmonë: të dëgjojmë me kujdes çfarë po ndodh në botë dhe ta kthejmë atë në diçka argëtuese që e pasqyron këtë realitet. Arsyeja pse po zgjat kaq shumë është sepse ajo që po ndiejmë dhe po dëgjojmë nga bota është shumë komplekse dhe me shumë nuanca”, ka thënë ai.
Kwan ka dhënë edhe disa detaje për stilin e filmit duke cekur se do të jetë një film argëtues fantastiko-shkencor, me aksion dhe komedi, por "me plot zemër".
Ani pse u largua nga ky projekt, Gosling do të jetë protagonist në një tjetër super-produksion, “Star Wars: Starfighter”.
Aktori, i njohur edhe për filmin “La La Land”, ka treguar se më parë kishte hezituar të merrte pjesë në filma të mëdhenj të serive të njohura.
“Kam shmangur këto projekte sepse nuk më janë dukur të duhurat. Por jam i lumtur që prita, sepse kjo ndihet si një mundësi që vjen vetëm një herë në jetë”, ka thënë ai.
Ylli ka shtuar se ishte pikërisht vizioni i regjisorit Shawn Levy që e bindi ta pranonte rolin.