Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjini për skandalin në Bruksel: BE-ja sonte tregoi se nuk po e merr seriozisht Kosovën

gjini

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka thënë se lëshimi i instrumentalit të këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian është fyerje e rëndë ndaj Kosovës dhe se Brukseli duhet të japë sqarim për këtë lëshim. 

Ai ka akuzuar Qeverinë për “diplomaci të dështuar” dhe tha se kjo ngjarje tregon se BE-ja s'po e merr seriozisht Kosovën. 

“BE sonte tregoi se nuk po e merr seriozisht Kosovën, e kjo nuk ndodh rastësisht. Kur vetë Qeveria jonë sillet me papërgjegjësi dhe nuk e merr seriozisht shtetin e vet, nuk mund të presim që të na marrin seriozisht të tjerët. Me diplomaci të dështuar, me raporte të prishura me aleatët dhe me Kosovën e lënë jashtë tavolinave kryesore, kjo qeveri ia ka hapur derën provokimeve të tilla në mes të Brukselit. Shteti duhet të reagojë urgjentisht në rrugë zyrtare dhe t’i japë fund kësaj loje me fatin e vendit, sepse kur udhëheqja jonë e trajton shtetin me amatorizëm, çmimin e paguan krejt Kosova”, ka shkruar Gjini në Facebook.


 

Lexo përditësimet tjera
111

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës interpretohet në Bruksel në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së

Muzika e këngës nacionaliste serbe kundër Kosovës është interpretuar në Bruksel, në prag të Forumit të...