Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Legjenda e Brazilit kërkon largimin e Ancelottit

Carlo Ancelotti

Brazili të shtunën e humbi 3:2 miqësoren kundër Japonisë në Singapor. Për Carlo Ancelottin ishte humbja e pestë si përzgjedhës i pesë herë kampionit të botës, Brazilit.

Pas disfatës nga Japonia, legjenda e Brazilit, Romario, kërkoi shkarkimin e Ancelottit.

“Ancelotti, mjaft! Mblidh valixhet dhe largohu! Askush nuk e vë në dyshim karrierën tënde. Je një nga trajnerët më të mëdhenj që ka parë ndonjëherë futbolli botëror,  por nuk ke treguar se çfarë je i aftë të bësh me ekipin kombëtar brazilian deri më tani. Nuk mund të durojmë më. A dëshiron të drejtosh stërvitje? Atëherë ktheu te klubet ku ke bërë emër. Sepse ekipi kombëtar brazilian nuk mund të përballojë të mbështetet vazhdimisht te fati”, ka thënë Romario.

Ancelotti mori drejtimin e Brazilit në maj të vitit 2025. 

Brazili u eliminua nga Norvegjia në një të tetën e finales të Kupës së Botës.