Përfaqësuesja U21 e Kosovës të hënën është mposhtur nga Luksemburgu U21 me rezultatin 2:0.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte miqësore.
Mick Kirsch e realizoi golin e parë në minutën e gjashtë.
Ndërsa golin e dytë e shënoi sulmuesi shqiptar Flavjo Hoxha në minutën e 65-të. Hoxha paraqitet për të rinjtë e Luksemburgut.
Kosovës iu anulua një gol i Eliot Bujupit në minutën e 25-të për shkak të pozitës jashtë loje.
Kosova U21 në tetor e mbylli ciklin kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm që organizohet në Shqipëri e Serbi. Nuk u kualifikua.
Kosova e përfundoi Grupin A në vendin e katërt me 15 pikë, pas katër fitoreve, tri barazimeve e po aq humbjeve.