Ish-mbrojtësi i Sunderlandit, Phil Bardsley, ka theksuar se Granit Xhaka mbetet “figurë kyçe” e skuadrës, pavarësisht se mesfushori ka shfaqur rënie të formës deri më tani këtë edicion.
Xhaka u detyrua të largohej nga fusha në fillim të ndeshjes së fundit të Sunderlandit kundër Chelseat për shkak të një lëndimi në pulpë.
Pavarësisht problemeve fizike, Bardsley beson se 34-vjeçari ka ende rol të rëndësishëm për të luajtur në “Stadium of Light”.
“Mendoj se ai ka dhënë kontribut të madh për klubin gjatë 18 muajve të fundit. Do të ishte e padrejtë të përjashtohej thjesht nga skuadra. Ai sjell shumë vlera për ekipin. Nuk besoj se klubi do të ishte në pozicionin ku ndodhej sa i përket Evropës, apo do të kishte arritur atë renditje vitin e kaluar, nëse nuk do të ishte ai”, ka thënë legjenda e Sunderlandit të hënën për “The Echo”.
Xhaka është kapiten i Sunderlandit dhe i Zvicrës.
Mesfushori nuk ishte pjesë e grumbullimit për katër ndeshjet e para të Ligës së Kombeve shkaku i skandalit me COVID-19, ndërsa së fundi mungoi shkaku lëndimit.
Por në Zvicër kanë bindjen se Xhaka duhet të mbetet edhe më gjatë kapiten i përfaqësueses.
“A është e drejtë që Graniti të mbetet kapiten? Absolutisht, pa diskutim. Ose i thoni që sjellja e tij e keqe është aq serioze sa duhet të shkarkohet nga pozicioni. Nëse nuk e thoni dhe e thirrni, atëherë ai duhet të mbetet kapiten. Çdo gjë tjetër do të ishte e papajtueshme”, ka thënë legjenda e Zvicrës, Kubilay Turkyilmaz.