Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Barça njofton për lëndimet e Cubarsit dhe De Jongut

Barça

Barcelona mund të përballet me mungesën e mbrojtësit Pau Cubarsi në ndeshjen e ardhshme në La Liga kundër Villarrealit.

Barça të dielën e pret Villarrealin në ndeshjen që i takon xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll. 

Mbrojtësi spanjoll ka shqetësime fizike. Ai u lëndua në disfatën që e pësoi Spanja nga Anglia me rezultatin 3:2. 

19-vjeçari luajti vetëm në pjesën e parë. 

Ndërkohë edhe mesfushori Frenkie de Jong u lëndua në fitoren 7:0 të Holandës ndaj Greqisë. 

Edhe Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut Futboll Barcelona konfirmon lëndimin e De Jongut

Edhe De Jong luajti vetëm në pjesën e parë te “tulipanët”. 

Mesfushori pësoi tërheqje të muskulit, por pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Villarrealit.