Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylli i Real Madridit e pranon rënien e formës

Vinicius Junior

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka pranuar se përgatitja jo e mjaftueshme gjatë pushimeve verore dhe pasiguria rreth së ardhmes së tij kanë ndikuar në paraqitjet në fillim të edicionit. 

Sulmuesi brazilian ka folur hapur për arsyet që, sipas tij, kanë ndikuar në rënien e formës.

Vinicius ka bërë të ditur se gjatë pushimeve verore i ka kushtuar më pak kohë stërvitjes, duke zgjedhur të kalojë më shumë kohë me familjen dhe të pushojë pas një sezoni të ngarkuar.

Një tjetër faktor që mund të ketë ndikuar te braziliani janë spekulimet për të ardhmen e tij. 

26-vjeçari nuk po kalon formë të mirë këtë edicion. Në 12 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar vetëm një gol, kurse ka bërë edhe tri asistime. 

Megjithatë, Vinicius beson se mund ta rikthejë nivelin më të mirë.