Barcelona e ka konfirmuar të hënën lëndimin e futbollistit Xavi Espart. Mbrojtësi 19-vjeçar la fushën në pjesën e parë në klasiken ndaj Real Madridit, të dielën në “Camp Nou”.
Espart do të jetë jashtë fushës për rreth shtatë javë. Ai ka pësuar lëndim në kyçin e këmbës së djathtë gjatë një dueli me një lojtar të Madridit.
Espart i kishte tetë paraqitje në La Liga këtë edicion. E shënoi një gol dhe bëri dy asistime.